Vrasja e ish-policit në Laç ishte atentat! 60-vjeçari u vra para bizneseve të tij, gjendet makina e autorëve (VIDEO)

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e ndodhur pak orë më parë në qytetin e Laçit ku një ish-efektiv policie u vra me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

Viktima, Xhelal Reçi, ish-polic, është ekzekutuar me armë zjarri pranë bizneseve të tij. Burimet bëjnë me dije se ai zoton një butik dhe një bar kafe në këtë qytet.

Duket sikur ekzekutimi ka qënë i mirëmenduar pasi në afërsi të lumit është gjetur dhe një makinë e djegur.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së.

NJOFTIMI:

Rreth orës 07:23 , në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 1.11.2021 08:40