Prokuroria e Posaçme ka kërkuar burg përjetë për Ardjan Çapjan, për vrasjen e babë e bir në Elbasan, Gentian dhe Nezir Beqiri.
Për Florenc Capja 25 vjet, për Olsi Lekun burg përjetë, për Ervis Bardhin 6 vjet, Klajdi Dokoli 20 vjet dhe Etien Cani 20 vjet.
Si ndodhi vrasja e babë e bir?
Gentian dhe Nezir Beqiri u ekzekutuan në shtëpinë e tyre në 15 gusht 2012, nga Jorgo Leku në bashkëpunim me Etien Canin. Ata ishin paraqitur në shtëpinë e Nezir Beqirit si miqtë e djalit, Gentianit i cili ndodhej i paralizuar dhe në arrest shtëpie, pas një përplasje me policinë pasi ishte në kërkim për një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur në Elbasan.
Etien Cani bashkë me Lekun, shkuan në shtëpinë e shokut të tyre Gentian Beqiri, duke përshëndetur policët e vendosur në hyrje të pallatit për të mbikëqyrur Nezirin. Ishte babai i shokut të tyre ai që i hapi derën pasi njohu shokët e djalit. Në atë moment Cani qëlloi me armë ndaj Beqirit duke e lënë të vdekur në vend.
Pas Beqirit disa vite më vonë u ekzekutua në Elbasan, vëllai i tij Astrit Beqiri. Ai u gjet u vrarë pranë një karburanti në prill të vitit të shkuar në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.