Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, dosja e “Çapjave” i kalon SPAK

Dosja penale kundër Ardjan Çapjas, Florenc Çapja dhe 4 anëtarëve të tjerë që morën pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqiri, është marrë nga prokuroria e posaçme SPAK në Tiranë.

Prokurori i Elbasanit, Ritvan Sukaj, që hetoi këtë vrasje të dyfishtë prej vitit 2019 e deri më sot, ka shpallur moskopetencën duke vendosur që aktet hetimore kundër këtij grupi kriminal, ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme.

Një nga argumentet e përdorur për kalimin e dosjes në SPAK është për grup të strukturuar kriminal dhe dhënia e urdhrave për ekzekutimin e personave.

Njoftimi:

Përshendetje! Ju konfirmoj që procedimi penal mr.1121 viti 2012, në ngarkim të Ardian Çapja, Florenc Çapja, etj. ka kaluar për kompetencë hetimi në SPAK.’-shkruhet në njoftimin e prokurorisë së Elbasanit.

 


Shtuar 8.04.2021 04:04

Tags: , ,