Vrasja e civilëve në Kiev, reagon Xhaçka: Bota të veprojë dhe të evitojë këto krime

 

Pas vrasjes së 20 civilëve në afërsi të Kievit ka reaguar edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Me anë të një postimi në Twitter, Xhaçka e cilëson këtë ngjarse si mizori duke bërë thirrje që bota të veprojë dhe të punojë që këto krime të evitohen e hetohen siç duhet.

Postimi i Olta Xhaçkës:

Të tmerruar nga provat mizore të ushtrisë ruse në Ukrainë ??.

Imazhet e civilëve të vdekur, burra, gra dhe fëmijë, të hedhur në rrugët e qyteteve të çliruara të Ukrainës ?? , historitë e dokumentuara të përdhunimeve dhe shkatërrimeve tronditëse të qyteteve të tëra, janë padia më e qartë e natyrës së vërtetë kriminale të regjimit rus ??.

Bota ? duhet të veprojë! Si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ?? dhe Grupit të Miqësisë për Përgjegjshmërinë në Ukrainë, Shqipëria ?? do të punojë me aleatët dhe partnerët e saj në mënyrë që këto krime të evidentohen dhe hetohen siç duhet. ?????/albeu.com