Vrasja e Bashkim Spahiut në Podujevë/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë, identifikohet autori

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në në fshatin Llapashticë të Podujevës. Sipas mediave të Kosovës, viktima u identifikua si Bashkim Spahiu nga fshati Gllamnik, i cili raportohet se është vrarë me 10 plumba në veturën e tij.

Ndërsa, autori dyshohet të jetë Arbër Havolli.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, njoftoi një ditë më parë  se  lidhur me rastin, ata kanë marrë informata për të shtëna me armë rreth orës 19:30.

Po ashtu, hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për zbardhjen e plotë  të shkaqeve të vrasjes.


Shtuar 7.09.2025 08:38