Kanë kaluar më shumë se 11 vite nga ngjarja e 21 Janarit 2011, ku mbetet të vrarë në Bulevard 4 qytetarë, vrasja e njërit prej tyre, Aleks Nikës ka mbetur pa autor.
Bëhet me dije se predha që i mori jetën Nikës në rrugë diplomatike ka mbërritur në Itali, nëpërmjet oficerit të kontaktit të policisë shqiptare atje.
Ky laborator është shtetëror dhe do të ekzaminojë predhën për të identifikuar armën që e ka qëlluar protestuesin.
“Report tv” shkruan se më herët policia ka dërguar të gjitha tabelat fotografike të plumbit dhe ekzaminimet që janë bërë në Shqipëri dhe SHBA. Mirëpo Italia ka kërkuar që të dërgohet atje plumbi për të bërë ekzaminimin.
Hetimet po ndiqen nga prokurore Marjeta Zaimi. Vrasja e Nikës është ende duke u hetuar, pasi policia dhe prokuroria nuk kanë mundur të përcaktojnë se cila nga armët e Gardës që ka qëlluar në 21 janar I ka shkaktuar vdekjen protestuesit Aleks Nika.