Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas tragjedisë së ndodhur në Himarë.
Rama u ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe ka kërkuar nga drejtuesit e policisë që të marrin masa dhe të nxjerrin mësimet e duhura për situata të tilla.
Komentet Rama i bëri përmes një postimi në Twitter, ku kërkoi gjithashtu që partitë politike të mos i përdorin këto situata, për t’i shërbyer konfliktit të brendshëm politik.
Postimi i Ramës:
Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!/albeu.com/
Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!
— Edi Rama (@ediramaal) August 2, 2022