Vrasja e 41-vjeçarit në Fier, dyshohet se autorët janë larguar drejt Vlorës

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen që ndodhi ditën e sotme në Fier.

Autorët dyshohet se janë larguar drejt qytetit të Vlorës, teksa policia ka ngritur një postbllok në hyrje të qytetit bregdetar.

Mësohet se autorët kanë qenë me një automjet tip ‘Mercedes Benz’ ngjyrë blu. Ndërkohë që efektivët kanë disa emra të dyshuar dhe çdo person që po hyn në qytetin e Vlorës po i kontrollohet identiteti.


Shtuar 7.12.2023 12:00

Tags: ,