Vrasja e 39-vjeçarit nga Shkupi, Greqia shton kontrollet në kufirin me Maqedoninë e Veriut, dyshime se autorët janë bashkatdhetarë

Një 39-vjeçar nga Shkupi, i identifikuar si Orhan Bajrami, mbeti i vrarë ditën e sotme pas një sulmi me armë zjarri në Greqi.

Mediet greke shkruajnë se materialet nga kamerat e sigurisë që kanë regjistur lëvizjet e autorëve dhe dëshmitë e banorëve të zonës, si dhe profili profesional dhe personal i viktimës, janë në qendër të hetimeve të Polygyros Security.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Chanioti të Halkidikit.

Në të njëjtën kohë, autoritetet greke po forcojnë kontrollet në kufirin me Maqedoninë e Veriut, pasi ka mundësi që autorët të jenë bashkatdhetarë të viktimës, ndërsa ka një kanal bashkëpunimi me policinë e vendit fqinj.

Provat e deritanishme të çështjes duket se po çojnë në përfundimin se bëhet fjalë për ekzekutimin e një “kontrate vdekjeje” që vjen si “përgjigje” ndaj ekzekutimeve të mëparshme mes grupeve rivale që thuhet se janë aktive në fushën e paligjshmërisë.

Mediat e Maqedonisë së Veriut raportojnë se muajt e fundit një shok i 39-vjeçarit është ekzekutuar, ndërsa një tjetër vrasje ka pasuar si “hakmarrje”.

Versioni i mësipërm mbështetet edhe nga mënyra e veprimit të autorëve, lëvizjet e të cilëve ishin “rrufe.”

Duke përdorur një pistoletë, dyshohet me silenciator, ata e “zbrazin” karikatorin mbi viktimën e tyre.

Vdekja e tij ka qenë e menjëhershme, ndërsa policia ka grumbulluar gjithsej 19 gëzhoja nga vendi i vrasjes.

45-vjeçari bashkatdhetar, miku i të vrarit, mbeti i plagosur nga prerjet dhe ndodhet i shtruar jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Përgjithshëm Polygyros.

Trupi i pajetë i 39-vjeçarit do të transportohet në Selanik ku do të kqyret nga mjeku ligjor.

Dëshmitarë okularë të ngjarjes duket se kanë qenë bashkëshortja e tij dhe një çift tjetër miqësor, pasi duket se të gjithë së bashku kanë qenë të pranishëm në Halkidiki, ndërsa sipas informacioneve do të ktheheshin në vendlindje në 24 orët e ardhshme.

Sa i përket profilit profesional të viktimës, informacionet që vijnë nga shteti fqinj e tregojnë atë si biznesmen, pronar i një dyqani “kazino”./Albeu.com.


Shtuar 15.07.2023 23:07