Mediet greke kanë publikuar mesazhet mes dy ish-partnerëve shqiptarë të një bande të trafikimit të lëndëve narkotike, të cilët u vranë në masakrën e 2 qershorit në Athinë.
Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë gjithashtu edhe një tjetër shqiptar, babai i Gëzim. A, ndërsa u plagosën 2 efektivë policie.
Kujtojmë se dy trafikantët e drogës kishin lënë takim mbrëmjen e 2 qershorit për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kishin lindur, pas arrestimit të tyre majin e kaluar, pasi u gjetën me një sasi kokaine.
Mëngjesin e së shtunës, pak orë para se të fillonte sherri me banditëve shqiptarë në rrugën Kourtidou në Patisia, i cili pasoi në rrugën Avenue Demokratias në Agioi Anargyrou, 48-vjeçari shqiptar nga Korça Adil Tefa kishte shkuar në servisin e makinave që ish-partneri i tij 46-vjeçar , Gëzim.A kishte Athinë .
Tefa nuk e gjeti në dyqan 46-vjeçarin e si rrjedhojë i dërgoi një mesazh ku shkruhej: “Po të kërkoj, ku je?”, ky ishte mesazhi i parë, raporton abcnews.al.
Përgjigja e 46-vjeçarit , Gëzim.A ishte: “Këtu jam, nuk fshihem, ty s’po të shoh askund.”.
Adil Tefa: Hajde në darkë, atje ku e lamë të takoheshim dhe do ta tregoj.
Gëzim.A: Unë do të jem aty, kujdesu që të jesh edhe ti, jo si herët e tjera kur nuk ishe askund dhe nuk u shfaqe.
Në këtë mënyrë 2 ish-bashkëpunëtorët shkuan në rrugën Kourtidou, ku 48-vjeçari ka shkuar me një makinë “Benz” i shoqëruar nga parnreja e tij shqiptare 43-vjeç, e cila pas masakrës u arrestua nga policia greke.
Njoftimi zyrtar i policisë greke:
“Lidhur me një ngjarje të ndodhur në Patisia, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur për vdekje 3 të huaj (48, 46 dhe 23 vjeç), një e huaj (43 vjeç) u arrestua dhe 2 efektivë policie po trajtohen për plagosje në spital.
Mbrëmjen e djeshme në zonën e Patisias, një i huaj 48-vjeçar duke drejtuar një makinë, me pasagjere një të huaj 43-vjeçare, ka qëlluar në drejtim të një grupi të huajsh, duke tërhequr zvarrë njërin prej tyre (23-vjeçar i huaj).
Më pas e huaja duke drejtuar mjetin, ka tërhequr zvarrë 23-vjeçarin, ndërsa 48-vjeçari është arratisur në këmbë dhe nën kërcënimin e armës, i ka marrë një makinë shoferit që kalonte dhe është nisur drejt zonës së Acharnit.
Më pas, ajo hyri në një dyqan të kujdesit shëndetësor dhe i ka marrë me armë pronarit një shumë parash. Duke dalë nga dyqani, është kapur nga oficerët e policisë së , të cilët kanë tentuar ta neutralizojnë.
48-vjeçari në sy të policëve ka qëlluar drejt tyre duke plagosur njërin në gjoks dhe këmbë dhe të dytin në këmbë. Në këtë kuadër, policia i është kundërpërgjigjur zjarrit duke e plagosur për vdekje.
Deri më tani janë sekuestruar dy pistoleta, 3 vetura dhe një motoçikletë dhe pesë persona të tjerë janë futur dhe po merren në pyetje.
Hetimet janë në vazhdim dhe pas përfundimit do të ketë një përditësim.
Një hetim paraprak po kryhet nga Drejtoria e Sigurisë së Atikë.”/albeu.com