Babai i 23-vjeçares Sabrina Bengaj, Partizani, ka debatuar me familjarët e Ermal Metaj, vrasësit të vajzës.
Të ftuar online në një emision në Neës 24, ata hodhën akuza të ndërsjellta ndaj njëri-tjetrit.
Zoti Partizan ka kërkuar që familja e ish-dhëndrit të mos i dalë përballë apo në televizor, pasi pretendon se i kanë vrarë vajzën. Ndërsa babai i Elton Metajt, Bashkimi, deklaron se vrasësit nuk janë ata dhe kërkoi të shpjegohet. Por kjo kërkesë u refuzua nga Partizani, që hodhi akuza ndaj të ëmës së Eltonit, që sipas tij i ka dalë në krah të djalit edhe kur ai ka qenë në faj.
Kujtojmë që Etlon Metaj u la nga Gjykata e Fierit në burg. Ai pranoi autorësinë e krimit para togave të zeza dhe pretendoi se armën e ka blerë pasi ndihej i kërcënuar nga ish-vjehrri. Sakaq, ai ka konfirmuar më tej se Sabrinën e donte akoma./albeu.com