Hetimet mbi ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku u ekzekutua me snajper, 22-vjeçari Gëzim Sinomati, janë ende në vijim.
Mwsohet se drejtori i Përgjithshëm i Policisë, ndodhet sërish në Vlorë, ku edhe ka zhvilluar takime me ekspertë dhe grupin hetimor të ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, policia dyshon në përfshijnë e disa personave në këtë vrasje.
Verifikime po kryhen edhe mbi disa automjete, që dyshohen se mund të ketë larguar autorët e ngjarjes dhe pas djegies së automjetit tip BMW pas krimit.