Vrasja 35-vjeçarit në Kodër Kamzë, gjendet një automjet i djegur në Institut (VIDEO)

Është gjetur një makinë e djegur tip “Audi”, në zonën e Institutit.

Dyshohet se automjeti të jetë i përdorur nga autorët e vrasjes së 35-vjeçarit, që u gjet i vdekur në Kodër Kamëz.

Kamzë, Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.12.2021, rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda në një automjet me targa të huaja, shtetasi C. K., rreth 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve./albeu.com/


Shtuar 23.12.2021 21:15