Mbrëmjen e djeshme, Elbasani u trondit nga një ngjajre e rëndë. Persona të maskuar qëlluan me breshëri plumbash dejt një lokali pranë një karburanti në hyrje të Elbasanit, duke lënë të vrarë 2 veta; Ardian Çollaku (Subashi) dhe Lulzim Bitri.
Pas ekzekutimit të Çollakut dhe Bitrit autorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa një makinë tip “Volvo” është gjetur e djegur në afërsi të Metalurgjikut. Dyshohet se ajo u përket autorëve të ngjarjes.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar deri më tani 25 persona, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapen e autorëve.
Siç bëri të ditur policia mbrëmjen e djeshme, për krehjen e zonës në ndihmë të policisë së Elbasanit kanë ardhur dhe forcat RENEA dhe ato FNSH.
Viktimat, Adrian Çollaku dhe Lulzim Bitri, nuk janë emra të panjohur për drejtësinë dhe po ashtu kishin lidhje me grupet kriminale në Elbasan./albeu.com