Vranë biznesmenin nga Kamza, gjykata vendos arrest me burg për dy vëllezërit Rrushi

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit, Fredinant dhe Pajtim Rrushi, të cilët dyshohet se janë autorët e vrasjes së biznesmenit nga Kamza, Rushdi Hoxha.

Kujtojmë se, dy javë pas zhdukjes, Hoxha u gjet pa jetë dhe mbuluar me zhavorr në Qafë Mollë, mbrapa Dajtit, në një greminë.

Autori i rrëmbimit dhe i vrasjes së Hoxhës ishte shoku i tij, Fredi Rrushi. Policia gjithashtu arrestoi dhe vëllain e tij Pajtim Rrushi 42 vjeç, si i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.

Pajtim Rrushi sipas burimeve ka fshehur makinën e të vëllait që mund të shërbente si prove për të mbledhur gjurmët e AND-së.

Pajtimi nuk ka treguar asgjë për ngjarjen dhe ka mohuar të ketë pasur dijeni për vrasjen. Po ashtu ai ka mohuar që të kishte lidhje me zhdukjen e makinës. Por ku i vunë përballë pamjet filmike, ai nuk ka pranuar më të flasë.

Burime bëjnë me dije se, nga ora 3 e mëngjesit që ka bërë ekzekutimin, Fredi Rrushi ka marrë viktimën e ka vrarë direkt, sipas dyshimeve, dhe me pas i ka marrë celularin dhe e ka zbritur poshtë pranë Shkollës së Bashkuar e ka hedhur në tokë.

Celulari është gjetur nga një taksist, i cili ka vajtur dhe e ka shitur në një pikë për tregtimin e celulareve. Pronari i servisit të celulareve e ka ndezur dhe e ka përdorur për punën e tij. Organi i akuzës e ka ndjekur me qelizat e celularit ka shkuar dhe e ka gjetur më pas ka marre dëshminë e taksistit, i cili ka rrëfyer se e ka gjetur në rrugë dhe e kishte shitur për 10 mijë lekë. Sipas burimeve gjithçka përkon me pamjet filmike dhe qelizat e celulareve të autorit dhe viktimës./albeu.com


Shtuar 10.11.2021 11:47