Gjykata gjermane e Landit Verden, ka dënuar me burgim të përjetshëm dy shqiptarë për një vrasje të ndodhur 6 vjet më aprë në Rotenburg.
Sipas dpa.de, dy shqiptarët të moshës 36 dhe 32 vjeç kishin vrarë në vitin 2017-të një bashkëatdhetarin e tyre 46 vjeç në zonën e Visselhövede.
Për të njëjtën ngjarje gjykata kishte dënuar më parë edhe një 23-vjeçar po me origjinë shqiptare i cili akuzohet se ndihmoi autorët të lërgoheshin nga vendngjarja.
Ndërkohë media gjermane thekso se e gjithë saga e hakmarrjes kishte nistu vite më parë në Tiranë.
Në shkrim thekohet se 46 vjeçari i ekzekutuar në Gjermani, gjatë vitit 2011 kishte vrarë një person në Tiranë, ku dhe ishte dënuar nga gjykata.
Pas kryerjes së dënimit nga frika e hakmarrjes ai ka emigruar drejt Gjermanisë, ku edhe ëhstë ekzekutuar.
/AlbEu.com/