Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka kaluar në gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes dhe tret ë tjerëve (Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Jorgo Lekut ) të cilët akuzohen për vrasjen e babë e bir (Gentian dhe Nezir Beqiri) në vitin 2012 në Elbasan.
Gjykata ka ndarë dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Çapjan dhe Ervis Bardhin për shkak se janë në mungesë.
Florenc Çapja është arrestuar pak kohë më parë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka kërkuar azil, dhe Ervis Bardhi është arrestuar në Greqi./albeu.com