Kuvendi ka miratuar me 108 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat lehtësojnë procesin e votimit të diasporës në zgjedhjet e 11 Majit.
Ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, përfshijnë mbulimin e plotë të shpezimeve për pagesën e postës, që emigrantët të mos paguajnë për kthimin e fletëve të votimit në Shqipëri.
Po ashtu është afruar afati më 12 mars për regjistrimin e partive dhe kandidatëve për deputetë në KQZ, në mënyrë që fleta e votimit të prodhohet më shpejt dhe të dërgohet në kohë jashtë vendit.
Gjithashtume këto ndyryshime numërimi i votave të diasporës do të bëhet nga KQZ me përfshirjen e komisionerëve politikë.