Votimi i Albin Kurtit në Shqipëri, reagon këngëtarja e njohur: Të votoj çdo kosovar

Këngëtarja e njohur,  Rona Nishliu, ka komentuar votimin e kosovarëve me pasaporta shqiptare, në Shqipëri.

Nga ana tjetër, ajo ka dhënë edhe një propozim shumë interesant, shkruan Syri Kosova.

Rona propozon që secili shqiptar nga Kosova, të pajiset me pasaporta shqiptare.

“Unë propozoj që shteti ynë amë, Shqipëria, të pajisë secilin shqiptar nga Kosova me pasaportën shqiptare, njejtë siç bën çdo shtet fqinjë për qytetarin e vet, nga Serbia tek Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, etj. Nuk jemi anëtarë në OKB dhe për 20 vjet derën ftyrës nga BE, jemi të izoluar, të pambrojtur dhe pa siguri. Ky do të duhej të ishte diskutimi, e jo pse votuan kosovarët apo KM në Shqipëri! Kur Vucici vjen e mbledh vota e organizon votime në Graçanicë, ju duket normale a po? Lus Shtetin Shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që kanë dëshirë dhe vullnet të pajisen me dokumentin që iu takon” shkroi Rona.

Ky propozim duket se u mirëprit shumë edhe nga ndjekësit e saj.


Shtuar 26.04.2021 16:33