“Votë nuk i fal njeriu”, Berisha zbulon sekretin: Basha donte të tërhiqej nga numërimi në Tiranë pa mbaruar numërimi (VIDEO)

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, është shprehur se Basha ka qenë gati të pranojë rezultatin në Bashkinë e Tiranës ende pa përfunduar procesi.

Kjo sipas Berishës do i jepte fitoren Edi Ramës, i cili në rezultatin fillestar u nda me 10 vota para Bashës.

Berisha shtoi se u bazua në dy kode zgjedhore ndërkombëtare për të rinumëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara.

“I thuaj Bashës së unë këtë s’po e bëj për të, por për demokratët shqiptarë. Unë votë nuk i prek kujt por edhe votë nuk fal”, u shpreh Berisha./albeu.com/


Shtuar 16.11.2021 17:56