Ish-i dërguari Special i SHBA-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Grenell ka kritikuar kryeminsitrin e Kosovës për këtë veprim, ndërsa ka thënë se kjo i tregon botës shumë për Kurtin, duke i ftuar ndërkombëtarët që të jenë dyshues ndaj motiveve të tij.
“Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet e Shqipërisë.Kjo i tregon botës aq shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Kujtojmë se gjatë ditës Kurti është kritikuar edhe nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, si dhe nga partitë opozitare në Kosovë dhe shoqëria civile. /Zeri