Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon pritet të takohet më liderët në Kosoë shtetërorë, me përfaqësues të KFOR-it, EULEX-it dhe me serbët e Kosovë në Mitrovicë, pas tensioneve në veri
Ajo ka dënuar dhunën dhe veprimet në veri dhe u ka bërë thirrje palëve të përmbahen dhe të zbatojnë menjëherë të gjitha marrëveshje e arritura mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kam filluar vizitën në Kosovë me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe me mediat për të marrë më tepër informata për situatën e djeshme në veri dhe zhvillimet aktuale, para se të takohem me zyrtarët qeveritarë, me KFOR-in, EULEX-in dhe serbët e Kosovës në Mitrovicë. I dënoj dhunën dhe veprimet në veri. Duhet frenim nga dyja palët dhe përkushtim i plotë ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si dhe zbatim i menjëherë i marrëveshjeve të arritura. Përkrahje e plotë për Miroslav Lajçak në angazhimin e tij”, ka shkruar Von Cramon në Twiter.