Ish-kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka ndarë një lajm të hidhur.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi njofton se ka humbur nënën e bashkëshortit të saj.
“Nana e shpisë tonë, Domenika Mjeda largohet fizikisht nga jeta.
Domja, nana jonë ishte një grua që me jetën e punën e saj më ka frymëzuar e mbështetur pa limit. Ishte gruaja me karakterin e fortë dhe që me vetmohimin e saj sfidoi vështirësitë e jetës në çdo ditë.
Ajo na dhuroi dashni e përkujdes pa dallim e me zemrën plot, të gjithëve ne, familjes së saj, nipërve e mbesave.
Nana jonë punoi gjithë jetën shumë. Gëzimi i saj ishte mirëqenia e lumtunia e familjes së saj.
Unë isha për të vajza e ajo Nana që e deshta shume!
Pushofsh në paqe nanë!”, shkruan Voltana Ademi./albeu.com/