Vodhi një shumë parash në një kishë dhe kabllot e një hoteli, policia arreston të riun në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një 29-vjeçar pasi dyshohet se ka vjedhur në lagjen nr. 18, Korçë, në bodrumin e e një hoteli, disa metra kabllo elektrike.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 29-vjeçari, më datë 15.11.2022, në bulevardin “Republika”, në Korçë, ka vjedhur një shumë të vogël parash, në një objekt kulti (kishë).

Njoftim policie

Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 29 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur në lagjen nr. 18, Korçë, në bodrumin e e një hoteli, disa metra kabllo elektrike. Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 26-vjeçari, më datë 15.11.2022, në bulevardin “Republika”, në Korçë, ka vjedhur një shumë të vogël parash, në një objekt kulti (kishë)./albeu.com


Shtuar 13.12.2022 13:57