Vodhi avionin e vogël dhe kërcënoi se do përplaset me Qendrën Tregtare, pas disa orësh frike piloti ulet dhe arrestohet

Një i ri vodhi një avion të vogël turistik, u ngrit në Tupelo, Mississippi dhe më pas kërcënoi se do të përplasej me një qendër tregtare të linjës “Walmart”.

Pas disa orësh, gjatë të cilave policia evakuoi dyqanin dhe dha alarmin në zonë, piloti u ul dhe u arrestua.

Sipas raporteve nga shtypi vendas, i riu thuhet të jetë punonjës i një kompanie që operon brenda aeroportit rajonal të Tupelos.

Ai është identifikuar si 28-vjeçari Cory Patterson. Para se të fluturonte ai kishte lëshuar në Facebook një mesazh ndjese.

“Më falni të gjithëve. Unë kurrë nuk kam dashur të lëndoj askënd. Unë i dua prindërit dhe motrën time, nuk është faji juaj. Mirupafshim.”

Avioni, një Beechcraft King Air 90 me peshë mbi 7 tonë, rreth 11 metra i gjatë me një hapje krahësh pak më shumë se 15 metra, rrethoi zonën për disa orë.

Pasi fluturoi mbi zonën Tupelo, motori me dy motorë ishte larguar, duke fluturuar pranë një fabrike Toyota në Blue Springs, një distancë të shkurtër.