Vodhi 8 mijë euro dhe florinj në një banesë, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Një 23-vjeçar i cili dyshohet se është autor i vjedhjes së një shume parash dhe sendeve me vlerë në një banesë është vënë në pranga nga policia e Tiranës.

Blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Home” u vu në pranga shtetasi E. N., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 10.10.2023, ka vjedhur në një banesë në Unazën e Re, rreth 8000 euro dhe sende me vlerë. Gjatë kontrollit në banesën e 23-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shumën e parave dhe sendet me vlerë, që ky shtetas ka vjedhur në banesën e 26-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com


Shtuar 12.10.2023 13:35