Vodhën me dhunë turistin francez në Piazza del Duomo, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

Policia italiane ka vënë në pranga dy të rinj shqiptarë, 17 dhe 18 vjeç, dhe një 25-vjeçar rumun, pasi kanë grabitur një 18-vjeçar francez në Piazza del Duomo.

Tre të rinjtë e arrestuar, i janë afruar francezit, e kanë rrethuar dhe më pas e kanë qëlluar me shqelma e grushte në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Sipas mediave italiane, ata i kanë marrë iPhone-in, një kartë debitit dhe 200 euro cash. Më pas janë arratisur nëpër rrugët e qendrës duke e lënë turistin shtrirë në tokë, në gjendje të rëndë.

Ky i fundit i është nënshtruar trajtimit mjekësor pas mavijosje të rënda të raportuara në të gjithë trupin./albeu.com


Shtuar 8.08.2022 23:07