Vlorë/ Vodhi para dhe sende personale në një makinë të parkuar, arrestohet 36-vjeçari

Policia e Vlorës, ka arrestuar një 36-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur para në një makinë të parkuar. Sipas informacioneve policore të qytetit jugor, i riu gjithashtu dyshohet se ka vjedhur nga automjeti i parkuar edhe disa sende personale.

Vodhi një shumë parash dhe sende personale, në një automjet të parkuar, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

I arrestuari, me precedentë të mëparshëm për të njëjtin krim.

Sekuestrohen një shumë parash dhe sendet e vjedhura nga ky shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e një shtetasi kosovar, të parkuar në zonën e Lungomares, ishin vjedhur një shumë parash dhe çanta e tij me sende personale, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe bazuar në provat e siguruara, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 20”. Si rezultat, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:

A.Ç., 36-vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 36-vjeçarit, një shumë parash (euro dhe lekë), dokumentet dhe sendet e tjera të vjedhura nga automjeti i shtetasit kosovar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 20.05.2024 13:44