Vlorë, bariu gjendet i pajetë

Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në malin Shushicë të Vlorës, ku një 63-vjeçar, i cili punonte si bari është gjetur i pajetë.

Pronari i stafit ku ishte punësur, e ka gjetur pa shenja jete.

Njoftimi i policisë.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 11.05.2022, në një stan, në malin Shashicë, është  gjetur nga shtetasi A. Z.,  pronari i stanit ku ishte punësuar, pa shenja jete shtetasi G. Xh., 63 vjeç,banues në Kaninë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com

Shtuar 11.05.2022 20:41