Vlora zhgënjeu Ramën me pjesmarrjen por jo me vota! Kaq mandate po siguron PS, LSI në rënie të lirë

Prej gati 10 orësh vazhdon numërimi në Shqipëri i votave të shqiptarëve të cilët shprehën vullnetin e tyre të lirë ditën e djeshme.

Qarku me pjesmarrjen më të madhe ishte Tirana dhe qarku me pjesëmarrjen më të ulët ishte Vlora, I njohur ndryshe si qyteti i kryeministrit Rama.

Por si është rezultati deri më tani (10:20) në qarkun e Vlorës?

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, PS udhëheq bindshëm me 57.25 % të votave ose ndryshe me 8 mandate e ndjekur nga PD-AN me 32.62 % të votave ose me 4 mandate.

Mësohet se LSI ka marrë 6.6 % të votave por ende nuk ka siguruar asnjë mandat, e ndjekur nga BD me 1.11 % të votuesve pa asnjë mandat. /albeu.com/