Në mes të sezonit turistik, në qytetin bregdetar digjen goma dhe tymi kaplon gjithë qytetin.
Përveç ndotjes që sjell kjo gjë, është edhe një pamje e shëmtuar për qytetin e mbushur me turistë.
Kjo nuk është hera e parë që digjen goma dhe tymi mbulon qytetin, pasi diçka e tillë ka ndodhur edhe më parë.
Sakaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve.
Djegia e gomave ka ndodhur në Jalli të Nartës.