EMRAT/ Shkatërrohet banda e narkotrafikut në Vlorë, këta janë personat e arrestuar

Policia ka dhënë detaje të reja nga operacioni “Tempulli” i zhvilluar në Vlorë, ku u arrestuan disa persona të cilët funksiononin në formën e një grupi të struktururar kriminal, po tentonin të trafikonin 500 kg kanabis drejt Turqisë përmes rrugëve detare.

“Një grup personash ushtronin veprimtarinë kriminale dhe po bëheshin gati të trnsportonin drogë drejt Turqisë.

Idriz Meminaj, Romir Meminaj, Emanuel Meminaj, Nertin Gjoni, Xhuljano Gjoni, 30 vjeç,

Në vijim të operacionit u ndaluan shtetasit: Laurent Likaj, 37 vjeç, banues në Vlorë; Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe disa personatë tjerë, banues në Vlorë dhe në Tiranë, për të cilët uniformat blu njoftuan se nuk bëhen me dije, për arsye hetimore.

Ata vepronin në mënyrë të organizuar për transportimin e drogës në Turqi përmes rrugës detare”, tha policia.

Operacioni është zhvilluar gjatë natës, deri në orët e para të mëngjesit.


Shtuar 12.12.2023 10:07