Vllaznia ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se më 14 nëntor do të përballet në një takim miqësor me Besëlidhjen. Sfida do të nisë në orën 13:30 dhe do të zhvillohet në fushën stërvitore “Reshit Rusi” të Shkodrës.
Kjo ndeshje do ta rikthejë Mirel Josën në Shkodër, këtë herë si trajner i ekipit lezhjan. Ai ka drejtuar Vllazninë në tri periudha: në vitin 2007, gjatë sezonit 2010-2011 dhe në sezonin 2022-2023, ndërsa me kuqeblutë fitoi Kupën e Shqipërisë në vitin 2022.
Të lidhura
None found
Josa tashmë është në drejtimin e Besëlidhjes dhe objektivi i tij është ta ngjisë skuadrën lezhjane në Superiore.








