Vlerësimi për lojtarin e Kombëtares, Jasir Asani shpallet më i miri i muajit në Korenë e Jugut

Jasir Asani është përzgjedhur lojtari i muajit mars në Korenë e Jugut, duke qenë gjithashtu dhe në formacionin më të mirë.

Sulmuesi anësor i kombëtares së Shqipërisë, ka spikatur që në fillimin e aventurës së tij në Kore, duke marrë dhe mbështetjen e tifozëve.

Në përballjen e zhvilluar ndaj Incheon, sulmuesi anësor shënoi një tripletë duke shtangur skuadrën kundërshtare. Gjithashtu performance e tij e mirë ka bërë që të kthehet në idhullin e tifozërisë.

Me kalimin në Korenë e Jugut ka gjetur veten, ndërsa më parë ka qenë pjesë e disa skuadrave në Evrope. 4 gola në 4 aktivizime janë mjaftueshëm për 27-vjeçarin, krahasuar me ecurinë e tij tek skuadra e Kisvarda ku shënoi 9 gola në 42 përballje.

Gjithashtu Asani ishte dhe pjesë e formaconit më të mirë të muajit mars në superligën e Koresë së Jugut, i reshtuar në krahun e djathtë të sulmit.

Asani u grumbullua për herë të parë nga kombëtarja e Shqipërisë. Trajneri Sylvinho i besoi një vend në formacion ndaj Poloninë. Asani bëri një paraqitje të kënaqshme, duke u përshtatur menjëherë me fanellën kuqezi.

Më parë, ai ka luajtur me Vardarin, Shkupin dhe Pobedën (Maqedonia e Veriut), Partizanin (Shqipëri), AIK (Suedi) dhe Kisvarda (Hungari).


Shtuar 7.04.2023 15:06