Vjosa Osmani për bojkotin e Listës serbe: Vjen me urdhër të Vuçiҫ

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar që serbët në veri të vendit, të mos i dëgjojnë thirrjet e Listës serbe, të cilët kërkuan që të bojkotohet procesi i referendumit të 21 prillit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve në veri.

Sipas Osmanit, ky bojkot vjen me urdhër të presidentit serb, Aleksandër Vuçiҫ.

“Natyrisht Kushtetuta jonë dhe ligjet e kanë krijuar bazën ligjore se bashku me një udhëzim administrative të nxjerrë nga ministria përkatëse që qytetarët e komunave tona të kenë të drejtë të fillojnë procedurat për largimin e kryetarëve. Republika e Kosovës në bashkëpunim me aleatë ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që qytetarëve t’u ofrohet kjo e drejtë, të mos ju cenohet në as një moment kjo e drejt dhe ata ta realizojnë këtë të drejtë të lirë dhe pa presione”, ka thënë Osmani pas homazheve në përvjetorin e Betejës së Kosharës.“Për fat të keq edhe kësaj radhe është Aleksandër Vuqiq ai që nuk e mbanë fjalën që e ka dhënë para aleatëve edhe në takime ku kanë qenë prezent edhe kancelari Scholc edhe presidenti Macron por edhe në takime të tjera ku ai kishte garantuar se nuk do të bëjë presion të pa ligjshme ndaj serbeve që mos të marrin pjesë në një proces të tillë”, u shpreh Osmani.

“Ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë t’i mbrojmë të drejtat e qytetarëve tanë pa dallim, jemi të përkushtuar që serbet që jetojnë në Kosovë të shfrytëzoj të drejtat që atyre u jep Kushtetuta por për fat të keq disa prej tyre po lejojnë që të mbahen peng nga ana e Vuçiqit. Dua në veçanti t’i bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, aleatëve tanë që të jenë shumë zëshëm për të kundërshtuar këtë presion të pa ligjshëm ndaj serbeve që jetojnë në Kosovë dhe po ashtu ta ndëshkojnë Vuçiqin i cili për disaten herë nuk e ka mbajtur fjalen që e ka dhënë para tyre qe nuk do të ndërhyj në kundërshtim me normat ndërkombëtare dhe normat e së drejtës sepse është shtet tjetër dhe nuk ka të drejtë të ndërhyj në procese zgjedhore në Kosovë”, deklaroi tutje Osmani.

Ajo ka mohuar akuzat e Listës serbe, që komunitetit serb po u bëhet presion nga institucionet kosovare.

Gjithashtu, Osmani ka thënë se ato janë akuza false, të cilat kanë për qëllim që të mbulojnë një presion të jashtëligjshëm që presidenti Vuçiҫ, po e realizon nëpërmjet listës serbe në Kosovë.

“Këto janë akuza false të cilat kanë për qëllim që të mbulojnë një presion të jashtëligjshëm që Vuçiq po e realizon nëpërmjet Listës serbe në Kosovë. As një presion të vetëm institucionet e Kosovës nuk ja kanë bërë serbëve. Përkundër institucionet e Kosovës kanë bërë gjithçka që të miratohen edhe udhëzimet e reja administrative që qytetarët e veriut të kenë të drejtë të realizojnë mënyrën e largimit të kryetarëve para përfundim të mandatit. Nuk ka as një presion, dhe mos të harrojmë që zgjedhjet nuk i organizon kryeministri por zgjedhjet i organizon KQZ-ja ku edhe Lista Sebe ka përfaqësues, ku janë të përfaqësuara të gjitha partitë politike dhe është organ i pavarur i cili në as një mënyre nuk ka ndërmarr as një veprim që do t’i cenonte serbet”, u shpreh Osmani.


Shtuar 9.04.2024 14:35