Vjosa Osmani në Shqipëri me ftesë të presidentit Begaj, zbardhet agjenda e vizitës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet të vizitojë më 4 shtator Shqipërinë me ftesë të Presidentit Bajram Begaj.

Ajo do  do të pritet me një ceremoni shtetërore në ambientet e Presidencës.

Dy ditë nga vizita e saj në Shqipëri është bërë publike dhe agjenda e vizitës

10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Kjo është vizita e parë e Presidentes së Kosovës që nga koha kur kreu i shtetit Bajram Begaj mori detyrën.


Shtuar 2.09.2023 09:40