Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur hapjen e e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kosovë.
Me një shënim në rrjete sociale, Osmani thotë se ky akt është një hap i rëndësishëm i pranisë së Aleancës në Ballkan, duke kontribuuar në rritjen e mëtejshme të sigurisë.
Ajo shton se ku ka prezencë të NATO-s, ka paqe dhe stabilitet.
Reagimi:
“Hapja e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë. Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet”, shkruan Osmani.