Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën e përmbytjeve në vendin tonë për shkak të motit të keq.
Përmes një videoje të postuar në Facebook, Meta bën thirrje për ndryshim.
Në video shihet sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, i cili denoncon situatën.
“Vjosa ka ardhur në mes të Tiranës”. Kjo është gjendja e vërtetë e rrugëve dhe infrastrukturës përtej fasadave. Ndaj zgjidhja e vetme është ndryshim me çdo çmim”, shkruan Meta krahas videos. /Albeu.com.