Ilir Meta i dorëzoi pasditen e sotme detyrën e Presidentit, Bajram Begajt, me një ceremoni soleme para godinës së presidencës ku ishin të ftuar 400 persona.
Begaj mbërriti në presidencë ku u prit nga Meta në hyrje, për të dalë pak minuta më vonë të dy duke iu drejtuar podiumit për nisjen e ceremonisë me himnin kombëtar.
Pas himinin, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese i dorëzoi Kushtetutën dhe Begaj mbajti fjalën e parë si President.
Gjatë momentit të largimit, Meta ndaloi për disa sekonda ku bëri simbolin e shqiponjës, simbol që e ka karekterizuar presidentin e shtatë të Republikës së Shqipërisë gjatë mandatit të tij. /albeu.com