Vizita e Ramës në Turqi, firmosen disa marrëveshje mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi në një vizitë zyrtare, ku janë nënshkruar disa marrëveshje mes dy vendeve.

Marrëveshje janë firmosur mes televizoneve publike të dy vendeve dhe gjithashtu nga disa ministri, si Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Turizmit. Memorandumet dhe marrëveshjet janë firmosur në disa fusha.

Marrëveshjet e firmosura

1. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve -Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim ne fushën e mjedisit.

2. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.

3. Marrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana.

4. Marrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

5. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medias dhe Komunikimit për komunikimin dhe informimin publik.

6. Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radio Televizionit dhe Radio Televizionit Shqiptar.

/albeu.com


Shtuar 20.02.2024 18:29