Viti i ri shkollor, Rakacolli: Studentët dhe mësuesit që s’pranojnë të vaksinohen, test PCR çdo javë

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, në një intervistë, është shprehur se studentët që nuk pranojnë të bëjnë vaksinën, duhet të paraqesin një test PCR çdo javë.

Rakacolli gjithashttu nënvizoi se maska do të jetë e deturuar për të gjithë nxënësit mbi 12 vjeç, me përjashtim të atyre që kanë probleme të caktuara.

“Ka qenë një bashkëpunim prej 1 muaji me ministrinë e Arsimit. Gjithçka është përgatitur në bazë të protokolleve anti-Covid. Problemi është te zbatimi. Mbi 12 vjeç e kanë maskën me detyrim. Mësuesit ditën që fillon shkolla duhet të paraqesin certifikatë vaksinimi.  Në rast të kundër duhet të bëjnë test. Ndërsa sa u përket studentave, ata që nuk vaksinohen duhet të paraqesin test PRC çdo javë për të provuar që nuk infektojnë shokët e tyre”, tha Rakacolli.


Shtuar 22.09.2021 17:22