Viti i ri shkollor, Presidenti Begaj: Suksese në rrugëtimin e përbashkët drejt dijes

Presidenti Bajram Begaj, përmes një postimi në Twitter, ka uruar një vit të mbarë për nxënësit dhe mësuesit.

“U uroj nxënësve dhe arsimtarëve në të gjithë Shqipërinë një vit të mbarë shkollor. T’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që do t’i formësojë fëmijët e sotëm në qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane. Suksese në rrugëtimin e përbashkët drejt dijes!”, shkruan Begaj./albeu.com