Vitaminat që ju duhen ndërsa vitet kalojnë

Omega-3

Këto acide yndyrore cilësohen si “thelbësore”, sepse trupi nuk mund t’i prodhojë vetë. Ato janë të rëndësishme për sytë, trurin, etj. Mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të lidhura me moshën, siç janë Alzhaimeri, artriti dhe degjenerimi makular. Nëse mjeku juaj nuk rekomandon ndryshe, është më mirë të merrni omega-3 nga ushqimet si peshku yndyror, arrat, vaji i kanellës ose fara e lirit.

Zink

Ndihmon shqisën e të nuhaturit dhe të shijimit, dhe lufton infeksionet dhe inflamacionin. Zinku gjithashtu mund të mbrojë shikimin tuaj. Molusqet janë burimi më i mirë i këtij minerali, por edhe mishi i viçit, gaforret dhe drithërat e ngurta të mëngjesit.

Selen

Seleni mbron qelizat nga dëmtimet dhe infeksionet, ndihmon tiroiden të punojë në mënyrën e duhur, mban muskujt të fortë, dhe mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të lidhura me moshën si demenca, disa lloje të kancerit dhe patologji të tiroides. Dy arra braziliane në ditë duhet të jenë të mjaftueshme.

Kalium

Kaliumi luan një rol në pothuajse në çdo organ të trupit tuaj. Ai gjithashtu mund të ndihmojë në mbrojtjen nga goditja në tru, presioni i lartë i gjakut dhe osteoporoza. Kajsitë e thata, bananet, spinaqi, qumështi dhe kosi janë burime të mira.

Acidi folik

Kjo formë natyrale e vitaminës B9 është në zarzavatet me gjethe, arra, fasule dhe ushqime të tjera. Gratë shtatzëna marrin një formë laboratorike të bërë me vitaminë B9 për të ndihmuar në parandalimin e defekteve të lindjes. Folati ndihmon në rritjen e qelizave dhe mund të mbrojë nga goditja në tru. Acidi folik që gjendet në ushqime është i shëndetshëm, por shumë acid folik nga suplementet ose ushqimet e pasuruara me të mund të rritin rrezikun për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë ose një dëmtim nervor.

Fibër

Fibra ndihmon për t’u mbrojtur nga goditjet në tru, të keni një jashtqitje të rregullt, ul kolesterolin dhe sheqerin në gjak – sjell përfitime të mëdha në trupat e moshuar. Gratë mbi 50 vjec duhet të marrin të paktën 21 gr në ditë, ndërsa burrat kanë nevojë për 30 gr.


Shtuar 8.06.2023 08:44