Vinin zjarre të qëllimshme, prangosen dy persona në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar 2 persona dhe 1 tjetër e ka proceduar në gjendje të lirë për zjarrvënie të qëllimshme.

Agjensitë ligjzbatuese sqarojnë se është arrestuar Petrit Leka, i cili ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të madhe me pyje dhe disa banesa të braktisura në fshatin Gjakëz në Mirditë.

Është arrestuar gjithashtu edhe Preng Luçia, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, por flakët i kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të madhe barishte dhe kullota.

Ndërkohë mësohet se është proceduar në gjendje të lirë dhe Gjyste Vata, e cila ka ndezur zjarr në kanalin kullues, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me bimësi në fshatin Balldre në Lezhë.


Shtuar 13.08.2021 09:12