“Vila Sofia”, ajo që na bëri të zbulojmë Gllavën

A keni dëgjuar më parë për Fshatin e Glllavës?

Gllava është një ndër më të vjetra në të gjithë vendin. Ka ekzistuar që në shekullin e pestë të erës sonë, rreth 1500- vjetë më parë. Ky vend përveç natyrës magjike dallohet edhe për mjaltin shumë cilësorë. Nga ky fshat furnizohej me mjaltë edhe familja  Mbretërore në kohën e Mbretit Zog. Si pika më e lartë e Jugut në Majën e Gllavës u vendosën për herë të parë antenat e kompanive telefonike ku janë akoma edhe sot. Por sot ky vend është bërë i vizituar nga shumë turistë ku shumica janë të huaj. Kjo gjë është arritur falë bujtinës ose sic quhet ndryshe “ Vila SOFIA GLLAVË”. Familja Mahmutaj, Hetem dhe  bashkëshortja Natasha u rikthyen pas 30-viteve në vendlindjen e tyre. Kjo gjë ndodhi falë nostalgjisë që kishin për vendin e tyre. “Vila Sofia” si fillim ka qënë shtëpia e prindërve dhe gjyshërve të Hetemit. Nga rrënoja ata vendosën ta rikthenin në jetë shtëpinë e prindërve të tyre duke ngritur tre Vila. Këto janë tre vila të ndërtuar ngjitur me njëra tjtrën. Vila e dytë, luan një rolë më kryesorë pasi ajo ka qënë shtëpia e prindërve të Hetemit. “Jeta sic duket paska një moment që të zgjon nga ëndrra dhe të thërret atje ku të ka rënë koka’’,  thoshte Çajupi i madh dhe kjo bëri që çifti  Mahmutaj të shkonte drejt kësaj aventure pa moshë dhe të beheshin dy abasadorët e parë në zonë.

Ato si shtëpi nuk të japin pamjen e një lagjeje fshati por si një shtëpi përrallash mes një panorame marramëndëse. Vila Sofia ka marrë këtë emër nga mbesa e vogël e çiftit Mahmutaj. Në mes të vitit 2019 kjo Vilë hapi dyert e saja per turistët. Turistët në këtë zonë kanë qënë shumica të huaj, Gjermaë, Polakë, Çekë, Hollandezë, Spanjoll dhe Anglez nga Liverpoli.

Në hyrje të Resortit ndodhet Vila e tretë e cila ka dy dhoma, e ndërtuar prej druri njësoj si dhe dy vilat e tjera. Vila e dytë është ajo më kryesorja për familjen, ka 5 dhoma dhe verandën me pamje te mbrekullueshme përball saj. Në Vilën e parë ndodhet restoranti, veranda, kuzhina dhe katër dhomat e gjumit. Familja Mahmutaj e ka rrethuar këtë vend magjik me lloj-lloj frutash dekorative të shtruara me pllaka  guri rreth 1500- metra katror. Gjithashtu është kujdesur që Vilën mos ta lërë pa pishinë. Pishina është menduar si për të rritur ashtu edhe për fëmijë. Kjo pishinë mbushet nga uji i rrjedhshëm i malit .

“Jam rikthyer në vëndlindjen time sëbashku me bashkëshorten Natasha. Sa ikën mosha dhe më shumë e ndjejmë mallin për vendlindjen. Kjo gjë bëri që unë të rikthehesha dhe të hapja tre Vilat në këtë fshat. Tani ndodhem sa në Tiranë sa në Gllav, pasi në Tiranë merrem edhe me biznesin që kam, “Sisteme Materiale Elektrike”. Mundësit ekonomike i kemi  pasur nga biznesi që kam në Tiranë, kshuqë vendosa të bëja dicka të bukur për vendin tim. Kjo ka qënë toka e prindërve dhe gjyshërvë tanë,ka qënë komplet e  rrënuar . Kam ngritur tre vila me 12 dhoma. Vila e dytë ka qënë shtëpia e prindërve. Në hapjen e Vilës së parë kishim shumë turista të huaj më shumë Gjeramë, Polakë. Më pasë  me hapjen e dy vilave të tjera kemi pasur akoma edhe më shumë Turista sidomos Cekë, Suedez, Gjeramanë.“

Familja Mahmutaj kanë ivestuar vetë për Resortin që kanë ndërtuar në Gllavë. Rruga që lidh këtë fshat me qytetet e tjera është e pa asfaltuar akoma, kjo është një nga problemet që has ky vend. Edhe pse gjymën e rrugës nga fshati Malas deri në Vilën Sofia, Familja Mahmutaj e ka rregulluar vetë duke investuar 50-milion lekë. Pasi turistët sidomos turistat shqiptarë nuk shkonin dot deri atje. Gllava ka 30 shtëpi me 100 banorë të cilët merren vetëm me blegtori. Në krahasim me vitet më parë ku ka pasur rreth 500-600 banorë. Me hapjen e kësaj Vile edhe ata kanë filluar të ndërtojnë bujtina . Ky vend i fshehur duket se po fillon të marrë jetë përsëri.

“Ishte e pamundur të vije deri këtu për shkak të rrugës. Unë kam bërë rrugën nga Malasi deri këtu me Asfalt pasi ishte e pamundur që turistët të vinin, sidomos do theksoja turistat shqiptarë, pasi të huajt kanë ardhur kushedi sa herë.  Vetë kam paguar 50 milion lekë për të shtruar rrugën me asfalt brënda në fshat. E vetmja gjë që kërkoj nga shteti që të na ndihmoj për të shtruar rrugën Berat – Përmet, si dhe rrugët rurale për ti hapur, pasi ka atraksione si Shkëmbi i Bardh, Maja e GLlaves, ujvarat etj. „“ shprehet Hetem Mahmutaj.

Atraksionet e këtij vendi janë magjia që çdo turist duhet ti shohi. Sporti që ofron kjo Vilë është Haiking.

Këtë sport e ushtron vetë Hetemi. Ai merret me çdo Turist të huaj duke i shoqruar dhe duke ju shpjeguar çdo histori për këtë vend. Bukuritë që ky vend ka siç janë 3 Çukat e Gllavës, Maja e Çukës e Gllavës ku shikohet 360-gradë siç janë Sazani, qyteti FIerit, Berati, Kuçova, Mali Tomorri, Tepelenën, Memaliaj, Gjirokastër, Delvinë, Sarand. Shkëmbi I bardhë që është rreth 10- kilometra larg nga Vila Sofia, Liqeni I Komanit, Ura e Gigovës. Keto rrugë I bëjnë ecje me kembë duke njohur dhe duke parë bukuritë e shumta të pa zbuluara të këtij vendi.

“Kam zgjedhur që haiking ta realizoj vetë më turistët sepse dua tu tregoj për shumë histori që ky vend ka, janë histori shumë të bukura dhe të padëgjuara më pare, “shprehet ai .

Njerëzit në këtë zonë janë shumë bujarë dhe tepër të çiltër. Janë këta njerëz që përqafojnë të renë, por dinë të ruajnë me fanatizëm të vjetrën, për ta trashëguar brez pas brezi.

Kjo zonë piktoreske, pikë tjetër kyçe ka edhe gatimet tradicionale të saj. Stafi i kuzhinë përbehet nga 3 gra.  Gatimet janë nga  me të ndryshmet por ajo që mbahet si pjata më e shijshme është mishi. Mishi është i shijshëm sepse delet dhe dhitë hanë shkoz mali. Shkoza e malit e bënë që mishi te ketë shumë shije dhe të jetë i veçantë. Produktet e tjera janë byreku, petaniku, petullat. Por nuk mund të mos përmendim edhe bulmetin që ofrohet nga banorët e gllavës në këtë Vilë qumshti, kosi, salca e kosit, djathi janë më të preferurat e turistëvë.

“Ne kemi  tre punëtore gra në kuzhinë, një grua e kemi nga Tirana, ndërsa dy i kemi trajnuar tek Neranxi. Gatimet që ka Vila jonë janë sa më tradicionale, por më kryesorja është pjata e mishit. Mishi do thosha e kemi si zonë jugu që e kemi pjatën e parë. Por mishi këtu nëë Gllavë është i veçantë pasi delet dhit hanë shkozën e malit që e bejnë akoma dhe më me shije. Blejmë dhe bulmetin nga banorët e fshatit, si qumshtin djathin salcën e kosit, këto janë më të preferuarat nga turistët”. shprehet Natasha Mahmutaj  e shoqja e Hetemit.

Pasi keni shijuar bukuritë natyrore të zonës, ecjet me kemb nëpër atraksionet në rrugët e fshatit do ju krijojnë atë ndjesinë e veçantë në flladet që mbi fshat lëshon kurora e gjelbërt.  Ky vend duket se do të jetë “bahcja” e Jugut për tu vizitar më shumë nga Turistët e huaj. Perveç zonës, këtë vend kaq të largët dhe të fshehur nga pemët e gjelbëruara e bëjne kaq shumë të dashur edhe njerzit me mirkpritjen e tyre të rrallë sic është, Familja  Mahmutaj.

/Leonora Basha, studente e Gazetarisë


Shtuar 24.06.2022 12:44