Viktima e pafajshme e atentatit në Shkodër/ Flet e tronditur motra e Flutura Bashës: Ishte në vendin dhe kohën e gabuar, Bashkimi është në intubim…

Atentati me tre viktima në Dobraç të Shkodrës, tronditi mbarë opinionin publik. Kujtonë që në këtë attentat mafioz, humbën jetën Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe një grua e pafajshme e identifikuar si Flutura Basha, e cila ndodhi rastësisht aty, duke qenë se po udhëtonte me bashkëshortin me motor.

Motra e Flutura Bashës, viktimës, foli në emisionin “me Zemër të ahapur”, duke u shprehur se ajo ishte fatkeqe e ndodhur në kohën dhe vendin e gabuar.

Fati i saj i keq. Ishte ne vendin e gabuar në kohën e gabuar. Bashkimi është shumë keq. Akoma nuk ka dalë nga gjendja e rrezikut.
Më vjen keq për nënat e viktimave thashw kur mora vesh për viktimat.
Pastaj thanë se ishte edhe një çift, po i thoja tim shoqi mos o zot sikur ta kishim në fis.
Flutura la pas dy vajza dhe një djalë.

Bashkimi merrte 100 mijë lekë pension. Kishte 3-4 muaj që kishte nisur punë sanitare. Ishte e kënaqur me punën.
Vendngjarja nga shtëpia e Fluturës në vijë ajrore, nuk janë as një kilometër larg. Nuk e dimë nëse po ktheheshin në shtëpi apo po shkonin për në punë.

Bashkimi është ende në reanimacion, stafi i spitalit po i rri tek koka. Është në intubim, ka dëmtime gjithkund, vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë”, tha ajo.


Shtuar 1.11.2024 12:40