Vijon tragjedia në Turqi, gjendet e paetë nën rrënoja sportistja e njohur

Drama në Turqi vazhdon për shkak të tërmetit vdekjeprurës dhe numri i të vdekurve është vazhdimisht në rritje.

Autoritetet kanë njoftuar se trupi i basketbollistes Nilay Aydogan, së bashku me atë të gjyshes së saj janë gjetur nën rrënoja.

Atletja 30-vjeçare ishte një lojtare ndërkombëtare me ekipin kombëtar të basketbollit 3×3 të Turqisë dhe trupi i saj u gjet nën rrënoja bashkë me atë të gjyshes së saj. /albeu.com


Shtuar 12.02.2023 17:30