VMRO-DPMNE ka reaguar pas “zhdukjes” gjatë ditës së djeshme të deputetit Kastriot Rexhepi, gjatë seancës plenare që mbahej për rrëzimin e qeverisë Zaev.
Vota e Kastriot Rexhepit ja prishi planet Opozitës për mocionin e mosbesimit që kishin përgatitur ndaj qeverisë.
VMRO-DPMNE, përmes kësaj komunikate, kanë thënë se Qeveria nuk ka treguar se ka shumicë, dhe se kjo qeveri është e vetmja që nuk ka pasur deputetë për të mbrojtur.
Gjithashtu zyrtarët e VMRO-së thonë se vijojnë të mendojnë se Rexhepi është rrëmbyer.
“U dasht të rrëmbenin një deputet vetëm që qeveria të mbijetonte, Zaev është më i keqi për Maqedoninë. Humbësi Zaev ka vetëm 59 deputetë plus një deputet të rrëmbyer. Dje iu desh të rrëmbente një deputet për të vazhduar vjedhjen.
Një deputet u mbajt peng gjatë gjithë ditës, por në fund nuk u paraqit në kuvend, por u lirua në video pas gjithë frikës për sigurinë e tij.
Dje Zaev vr au demokracinë në vend. Me metoda jodemokratike të qeverisjes do të zhytemi në listat e institucioneve përkatëse ndërkombëtare si Transparency apo në listat e revistave si The Economist.
Vendi nuk duhet të mbahet peng i interesave të një klike të ngushtë njerëzish”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE./albeu.com/