Të paktën 1700 persona besohet të kenë vdekur pas dy tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë.
Numri i konfirmuar i vdekjeve nga tërmeti i mëngjesit të sotëm në Turqi është rritur në 1014, tha kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit.
Numri i të vdekurve në Siri tani është 783, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Në total janë të paktën 1,797 persona të vdekur.
Ende po dalin informacione për ndikimin e një tërmeti të dytë që goditi provincën Kahramanmaras të Turqisë vetëm disa orë pasi i pari goditi pranë qytetit të Gaziantep, rreth 80 milje në jug.
Të paktën 70 njerëz ishin konfirmuar tashmë të vdekur në Kahramanmaras përpara se të godiste tërmeti i dytë. Numri aktual i të vdekurve pritet të rritet ndërsa përpjekjet për rikuperim vazhdojnë.
Numri i të vdekurve sipas zonave në Turqi, siç jepet nga AFAD në një deklaratë:
Kahramanmaraş: 191
Gaziantep: 200
Shanliurfa: 27
Dijarbakır: 41
Adana: 43
Adiyaman: 20
Osmaniye: 131
Hataj: 250
Kilis: 13
Malatia: 98
/Albeu.com/