Një 44-vjeçar nga Kuçova ka humbur gjurmët që më 13 dhjetor.
Lajmin e ka bërë të ditur gruaja e personit në fjalë, e cila edhe ka kallëzuar në polici “zhdukjen” e tij.
Policia bën me dije se kanë nisur kërkimet për të gjetur A.M.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 14.12.2021 ka bërë kallëzim shtetasja G.M, pasi në datë 13.12.2021, është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi A.M., 44 vjeç, banues në Kuçovë. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme./albeu.com/